“E dua këtë klub dhe i gëzohem të ardhmes të cilën e shikoj me optimizëm"

“E dua këtë klub dhe i gëzohem të ardhmes të cilën e shikoj me optimizëm”

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger deklaroi pas nënshkrimit të marrëveshjes së re dyvjeçare, se sezonin e ardhshëm synon titullin e kampionit të Anglisë.

Në marrëveshje nuk ekziston klauzola për shkëputjen e bashkëpunimit, andaj Wenger, nëse mbetet deri në fund të marrëveshjes, do të kalojë 23 vjet në Arsenal, transmeton BBC.

“E dua këtë klub dhe i gëzohem të ardhmes të cilën e shikoj me optimizëm. Kemi një grup të fuqishëm lojtarësh, i cili me disa përforcime mund të jetë më i suksesshëm”, tha Wenger.

Arsenali përfundoi sezonin në Premiership në pozitën e pestë në tabelë dhe për herë të parë pas 20 vjetësh nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Skuadra është për herë të parë jashtë katërshes qëkur Wenger më 1996 erdhi në klub dhe pritet që ekipi londinez gjatë verës të shpenzojë të paktën 100 milionë funta për përforcime.

“Topçinjtë” nuk kanë fituar titullin që 13 vjet dhe gjatë kësaj kohe në 11 sezone ekipi kishte të paktën 10 pikë më pak se sa kampioni.