Futbollistët e Werder kanë mbijetuar në ligën më të mirë gjermane, pasi në barazh ishin më të mirë se Heidenheim, i cili përfundoi i treti në ligën e dytë të Bundesligës gjermane.

Derisa ndeshja e parë përfundoi pa gola, edhe ajo e kthimit sonte përfundoi me barazim 2:2, por Werder shpëtoi pa rënë nga liga duke iu falënderuar golave si mysafirë.

Kleindienst shënoi për vendësit në minutat 85 dhe 98 nga penalltia, ndërsa për mysafirë Theuerkauf në minutën e tretë (autogol) dhe Augustinsson në minutën 94.

Ndryshe, kjo ishte ndeshja e fundit për Milot Rashicën me Werderin, pasi reprezentuesi kosovar do të largohet nga skuadra gjatë afatit kalimtar veror.