Skuadra e futbollistit kosovar Milot Rashica, Werder Bremen i është nënshtruar sot rezultateve të koronavirusit për herë të dytë.

Lajm i mirë është se të gjithë kanë rezultuar të jenë negativ.

Skuadra gjermane ka dhënë njoftimin dhe e ka publikuar një fotografi të Milot Rashicës duke buzëqeshur në stërvitje.

Ndryshe, Bundesliga pritet të filloj më 15 maj.