Forma e mirë dhe paraqitjet në nivel të lartë të Vedat Muriqit, kanë bërë shumë klube evropiane, në veçanti ato angleze të vihen pas tij.

Sipas të përditshmes turke Sabah, West Bromwich Albion ka gati një ofertë prej 20 milionë funtesh apo 22 milionë eurosh për sulmuesin e Kosovës.

Oferta e klubit anglez pritet të formalizohet pasi të përfundojë sezoni në Championship dhe të hapet afati kalimtar i verës.

 

Kujtojmë se Muriqi ka zhvilluar një super-sezon me Fenerbahce-n duke shënuar 15 gola dhe duke shtuar gjashtë asistime në 31 ndeshje në të gjitha garat.