West Ham do të zhvillojë sot ndeshje kundër Chelseat në kuadër të Premier Ligës angleze, ku përveç që cilësohet si derbi londinez, në garë është edhe pozita e katërt, e cila dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Blutë” u rikthyen në pozitën e katërt pas barazimit pa gola kundër Brightonit ndeshjen e kaluar, kurse West Ham rikthehet në këtë ndeshje nga humbja kundër Newcastle me rezultat 3:2.

Pas 32 ndeshjeve, Chelsea gjendet në pozitën e katërt me 15 fitore, 10 humbje dhe shtatë barazime, ku kanë arkëtuar 55 pikë.

Në anën tjetër, me pikë të njëjta sa Chelsea, West Ham gjendet në pozitën e pestë për shkak të golaverazhit, ku brenda 32 ndeshjeve ka regjistruar 16 fitore, shtatë barazime dhe nëntë humbje.

Të dy trajnerët do të jenë me mungesa të lojtarëve në këtë ndeshje, ku David Moyes nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Antonios, Dawson dhe Rice, kurse në dyshim për tu paraqitur janë Cresswell dhe Masuaku.

Ndërsa, për trajnerin e “Bluve” Thomas Tuchel, në këtë ndeshje nuk do të paraqitet mesfushori Mateo Kovacic, ndërsa në dyshim është mbrojtësi Thiago Silva.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

West Ham United (3-4-1-2): Fabianski; Ogbonna, Diop, Balbuena; Coufal, Soucek, Noble, Johnson; Fornals; Bowen, Lingard

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Jorginho, Kante, Chilwell; Mount, Werner; Havertz

18:30 West Ham United (5) – Chelsea (4) (Stadiumi i Londrës).