Kanye West ka shpenzuar gati 6 milionë dollarë të parave të tij në fushatën e tij presidenciale 2020 që nga korriku, tregojnë të dhënat.

Regjistrimet financiare me Komisionin Federal të Zgjedhjeve, të marra nga Politico, tregojnë se West personalisht huazoi gati 6.8 milionë dollarë.

Regjistrimet përfshijnë periudhën nga 15 korrik deri më 30 gusht.

Deri më tani, West ka raportuar të shpenzojë 5.9 milionë dollarë në fushatë dhe ka mbi 1.2 milion dollarë borxh të papaguar, i cili u detyrohet këshilltarëve.

Regjistrimi gjithashtu tregoi se ai ka marrë rreth 11,000 dollarë kontribute të jashtme në fushatë.

Shumica e shpenzimeve të fushatës, që arrinin në 4.4 milionë dollarë u raportua se ishin shpenzuar në përpjekjen për futjen e West në fletët e votimit në të gjithë vendin, transmeton rtv21.tv.

West, i cili garon si një kandidat i partisë së tretë aktualisht është në votime në 10 shtete, mes tyre fusha të mundshme beteje si Kolorado, Iowa dhe Minesota. Ai thuhet se ka gjyq në pritje në shtete të tjera. Në këtë moment, megjithatë, edhe nëse ai do të mbante shtetet në të cilat është në fletëvotim, ai nuk do të kishte mjaft vota të kolegjit elektoral për të fituar.

Pjesa më e madhe e shpenzimeve të tjera të West u raportua se u paguheshin firmave këshilluese.

West është një Republikan i regjistruar dhe për këtë arsye nuk lejohet të jetë në votim si Donald Trump, tha Hollywood Reporter.

West bëri tituj pasi ai qau ndërsa u tha njerëzve në ngjarjen e tij të fillimit të fushatës në Karolinën e Jugut se ai dhe gruaja Kim Kardashian diskutuan abortimin e fëmijës së tyre të parë./21Media