Weston McKennie zyrtarisht ka kompletuar kalimin e tij te Juventusi, në formë huazimi prej 4.5 milionë eurosh me opsionin për blerje prej 18 milionë eurosh nga Schalke 04, duke u bërë amerikani i parë në fanellën e Juventusit.

Në bazë të kontratës klubi gjerman mund të fitojë edhe 7 milionë euro të tjera që janë të lidhura me bonuset.

Sipas Sky Sport Italia, opsioni për të blerë do të bëhet një detyrim nëse McKennie luan 60 për qind të ndeshjeve zyrtare sezonin 2020-21.

Mesfushori kishte kryer testet mjekësore të premten, në ditëlindjen e 22-të të tij.

Ai te Schalke ka pasur 75 paraqitje në Bundesligë e ka shënuar katër gola dhe ka asistuar po aq herë.