Whatsapp nga nesër “detyron” përdoruesit të pranojnë kushtet e reja të shërbimit

 

Duke filluar nga nesër, 15 maj, Whatsapp do të fillojë të “detyrojë” përdoruesit të pranojnë kushtet e reja të shërbimit, pothuajse gjysmë viti pasi njoftoi për herë të parë planet për ta bërë këtë.

Përkundër një reagimi të menjëhershëm nga përdoruesit, WhatsApp tashmë do t’i bëjë këto ndryshime.

Kompania thotë se ndryshimet aktuale janë të vogla dhe se vala e panikut nga përdoruesit në janar u nxit më shumë nga përhapja e dezinformatave, sesa nga ndonjë shqetësim i arsyeshëm.

Por, sipas analistëve, pranimi i rregullave është thelbësor nëse Facebok do të arrijë qëllimin e tij, pasi që bleu WhatsApp për 19 miliardë dollarë në 2014, për ta kthyer shërbimin në ekuivalentin perëndimor të WeChat, një “aplikacion gjithçka” ku përdoruesit mund të bisedojnë jo vetëm me miqtë dhe familjen, por gjithashtu të porositin pica, paguajnë faturat e shërbimeve dhe të kontaktojnë shërbimet thelbësore të qeverisë.

Vetëm një në katër përdorues e dinë që aplikacioni planifikon të ndryshojë termat dhe kushtet e tij, përkundër 95% të britanikëve që përdorin WhatsApp, sipas statistikave nga platforma globale e kërkimit Appinio.

Rreth 15%, thonë se ata nuk “dëshirojnë” të përdorin WhatsApp për shkak të ndryshimeve të planifikuara.

Në tetor 2020, WhatsApp njoftoi për herë të parë planet për të ndryshuar aplikacionin.

Një seri e re e ndryshimeve do të lejojë bizneset e vogla të ngarkojnë katalogët e tyre direkt në aplikacion, duke lejuar që çdo përdorues i WhatsApp të dërgojë mesazhe në një kompani, të shfletojë produktet e tyre dhe të kryejë një blerje, të gjitha pa pasur nevojë të largohen nga WhatsApp.

Qëllimi i ndryshimeve ishte i qartë, sipas analistit Martin Garner i CCS Insight, ‘Facebook ka plane ambicioze për zgjerimin e shërbimeve të tij të mesazheve për të arritur atë që Tencent ka bërë në Kinë me WeChat, ku njerëzit ndërveprojnë me bizneset dhe dyqanet, plus paguajnë për mallra dhe shërbime duke përdorur aplikacionin e mesazheve”.

WeChat gjithashtu ka mini aplikacionet dhe lojërat e veta dhe është bërë një pjesë thelbësore e strukturës së jetës së përditshme atje.

“Arritja e këtij pozicioni do të ishte një çmim i madh për Facebook”, shtoi tutje Garner./21Media

Back to top button