Wijnaldum drejt Series A, i komunikon dëshirën e tij PSG-së

Pas një sezoni të dështuar te gjiganti francez, Paris Saint-Germain, mesfushori Georginio Wijnaldum besohet se kërkoi largimin nga “Parc des Princes”.

Wijnaldum ka kaluar te PSG në formën e lojtarit të lirë, pasi që i ka skaduar kontrata e tij me Liverpoolin në vitin 2021.

Tani, siç raportohet nga “L’Equipe”, Wijnaldum ia ka komunikuar PSG-së dëshirën për tu larguar nga klubi vetëm për t’iu bashkuar skuadrës italiane, AS Roma.

Trajneri portugez, Jose Mourinho, thuhet se është admirues i madh i Wijnaldum dhe dëshiron me çdo kusht që ta shoh mesfushorin holandez në fanellën e Romës.

Spekulohet që të dy klubet në fjalë për disa ditë janë në bisedime serioze, por që situata është e komplikuar për shkak të arsyeve financiare.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button