Will Smith fitoi çmimin “Oscar” për aktorin më të mirë pas 30 vitesh karrierë

Aktori Will Smith pas 30 vitesh karrierë, ka fituar çmimin “Aktori më i mirë” i edicionit të 94-të të çmimeve “Oscars”.
Aktori 53-vjeçar fitoi nderin për punën e tij në filmin “King Richard” ku luan rolin e babait të tenisteve kampione, Venus dhe Serena Williams.

Filmi “CODA” i prodhuar nga studio Apple Original Films me regji të Sian Heder është fituesi i edicionit të 94-të të çmimeve “Oscars”./21Media
Back to top button