Aktori amerikan Will Smith, së fundmi ishte pjesë e emisionit “Red Watch Talk” në Facebook, të drejtuar nga gruaja e tij Jada Pinkett Smith.

Will ndau me shikuesit rrëfime nga jeta e tij, të panjohura më parë dhe mes shumë gjërave ai foli për frikën e të bërit baba, jo sepse nuk donte një fëmijë, por sepse fëmijëria e tij ka qenë e mbushur me dhunë.

Jam rritur në një familje, ku dhuna fizike ishte e pranishme. Kam ende shenja të jashtme, por edhe të brendshme. Kam parë tim atë duke rrahur nënën. Janë ngjarje të cilat të lëndojnë”, tha aktori.

Tutje ai shtoi se “pavarësisht të gjithave, e doja familjen time dhe e dija që nuk do isha kurrë si im atë i inatosur dhe i dhunshëm. Unë isha një fëmijë i edukuar dhe i sjellshëm, por pavarësisht kësaj qëllohesha. Kur im atë inatosej, transformohej në njeriun më idiot që kam parë ndonjëherë. Por pavarësisht gjithçkaje nuk kam mllef për të. Im atë nuk ishte i formuar me rëndësinë e shkollës, pavarësisht se unë e doja shumë”.

Kujtojmë se Will është baba i tre fëmijëve, Trey-it nga martesa e parë, si dhe Jaden-it dhe Willow-it nga martesa me Jadan-n./21Media