Fëmijët befasojnë çiftin mbretëror

Fëmijët befasojnë çiftin mbretëror

Princi britanik William dhe bashkëshortja e tij, Kate Middleton, zhvilluan një bashkëbisedim virtual me nxënësit e një shkollë fillore, e cila ështe e hapur për fëmijët e stafit të vijës së parë që luftojnë me koronavirusin.

Çifti mbretëror që ndodhen në shtëpinë e tyre në Norfolk biseduan me stafin e shkollës dhe nxënësit në Akademinë Fillore Casterton në Burnley, në veri-perëndim të vendit.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit u befasuan nga nxënësit, të cilët kishin vendosur në kokë veshët e lepurushit, në pritje të festës së Pashkëve.

William u tha fëmijëve se po ta dinte për këtë, do t’i vendoste edhe ai veshët e lepurushit në kokë.

Kujtojmë se Britania po hyn në atë që shkencëtarët thonë se është faza më vdekjeprurëse e shpërthimit.

Vdekjet totale në spital në Mbretërinë e Bashkuar nga COVID-19 janë rritur me një rekord ditor prej 938 në 7 mijë e 097 që nga 7 Prilli.