Futbollisti brazilian më herët përfundoi kontratën tek Chelsea, pas qëndrimit 7 vjeçar në klub.

Arsenal ka zyrtarizuar transferimin e ri, me anë të një postimi në Twitter, duke shkruar: Klub i ri. Ngjyra të reja. Fillime të reja.

Anësori brazilian ka luajtur 339 ndeshje për Chelsean në të gjitha garat, duke shënuar 63 gola.

Në Angli Willian ka fituar 2 Premierliga, 1 FA Cup, 1 EFL Cup si dhe 1 Europa League, duke u shpallur 2 herë futbollisti më i mirë i Chelseat./21Media