Wisner: Nuk duam që të ketë një asociacion serb, por duhet të gjendet mirëkuptim për të gjitha palët

Intervistë me Ambasadorin Frank Wisner, përfaqësues i SHBA-së në bisedimet e Vijenës

RTV21: Para se gjithash me vjen mirë t’ju shof shëndosh e mirw. Kosova po feston 16 vjetorin e pavarësisë.

WISNER: Po. Fillimisht, faleminderit që po ma mundësoni që t’ju drejtohem miqve të mi të shumtë në Kosovë dhe të jem pjesë e celebrimit të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ky është vet mesazh. Kosova po e kalon 16 vjetorin, d.m.th e kaloi rrugën nëpër pavarësinë e vet, që ka stabilizuar vetën në mënyrë fiktive në ekzistencën e politikës dhe pikëpamjes se popujve të Ballkanit, është pjesë e Evropës, fakt i vërtetuar që është provë e jashtëzakonshme

RTV21: Edhe pse duke festuar 16 vjetorin e pavarësisë, Kosova vazhdon të jetë në dialog me Serbinë?

WISNER: Është e vërtetë, Kosova ka punë në vazhdim dhe do të vazhdojë të jetë edhe për një kohë. Problemi kryesor është Serbia, pra marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Do të kisha dashtë që sot 16 pas shpalljes së pavarësisë do të mund të bisedonim për marrëdhënie normale mes Serbisë dhe Kosovës, mes Beogradit e Prishtinës, lëvizje normale e popujve dhe tregtisë, mirëkuptim normal mes dy shteteve. Mirëpo kjo nuk u bë e mundur. Nuk u bë e mundur për shkak të qëndrimit te pathyeshëm të Serbisë se ekzistenca e Kosovës është jolegjitime dhe se çdo vendosje e legjitimitetit dhe sovranitetit të Kosovës është një deregim i sovranitetit të Serbisë dhe të drejtës së Serbisë për të ekzistuar. Kjo është për të ardhur keq. Unë kisha shpresuar se Serbia do të lëvizë përpara, por nuk e bëri dhe me keqardhje e them se nuk e shof që do të lëvizin së shpejti dhe se do të duhet të jetojmë me status quon, mundësisht të formësojmë dhe menaxhojmë por nuk do të ndryshojë së shpejti.

RTV21: Në këtë dialog, Asociacioni i komunave me shumicë serbe është bërë gur i madh në qafë të Kosovës

WISNER: Do të vazhdojë të jetë një çështje madhore e pazgjidhur. Kjo është diskutuar edhe ne bisedimet para pavarësisë ku parashihej se do të ketë një lloj asociacioni gjithnjë duke u bazuar se nuk do të ketë autoritet ekzekutiv mbi çështjet bazike te sovranitetit te Kosovës, kapacitetit i të vepruarit , politikës së jashtme, politikës ekonomike e tjera, por që do të jetë sistem fascilitues për shpërndarjen e ideve dhe çështjeve të zakonshme si p.sh. librat shkollor mes komunave me shumicë serbe, asesi të jetë fakt politik dhe sot që është ende e pazgjidhur, shqetësohem nga veprimet serbe qe po mundohen ta formësojne në një lloj republike serbe . Kjo nuk ka qene ideja e SHBA-së. As imja e as e Presidentit Ahtisari. Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhej të jetë teknik e jo fakt politik.

RTV21: E njëjtë me asociacionin e komunave të Kosovës që sot është në Kosovë dhe kjo me është konfirmuar mua personalisht nga vet Presidenti Ahtisari. Asnjëherë nuk janë parapa fuqi e autorizime ekzekutive, asnjëherë thoshte Ahtisari.

WISNER:? Ashtu është.

RTV21: Në këtë kontekst, a është duke u trajtuar Kosova fer dhe drejtë?

WISNER: I kuptoj këto shqetësime të Kosovës, për të cilat edhe kryeministri ka folur se asociacioni bartë në vete autorizare politike dhe se ai dhe Qeveria janë në mbrojte të të drejtave sovrane gjë që e kuptoj edhe vet. Asnjëherë nuk kam besuar se urat nuk janë lidhje mes SHBA, BE dhe Kosovës. Ne nuk duam që të ketë një entitet politik i quajtur asociacion serb, as evropianet nuk e duan! Çështja është si të gjindet mirëkuptimi për të gjitha palët? Kjo është një sfidë dhe unë besoj se mund të zgjidhet dhe unë dua ta shoh Kosovën në dialog konstruktiv me Evropën dhe vendin tim për të gjetur mënyre të mirëfilltë

RTV21: Çfarë duhet të bëje Perëndimi, SHBA, Britania, vendet e QUINT-it që ta vënë në fuqi marrëveshjen?

WISNER: Pikë së pari, SHBA qëndron tërësisht pas Kosovës dhe miqtë evropian. Ne nuk bëmë asnjë hap që rrezikon sovranitetin e Kosovës. Puna është se si te formësohet kjo çështje që nuk duhet të jetë politike. Kjo mund të bëhet vetëm përmes dialogut në tavolinën e bisedimeve me idetë amerikane dhe evropiane. Pasi që nuk jam pjesë e këtij dialogu edhe nuk mund të them se cila është përgjigja e drejtë, por gjithsesi duhet të jetë partneriteti mes SHBA-së, Evropës dhe qeverisë së Kosovës që të dilet me qëndrim dhe propozim unik para serbëve për t’u diskutuar apo si konkluzion dhe të vazhdohet tutje.

RTV21: Pasi që ka vërejtje në statutin e propozuar, a s’do të duhej që Kosova të del me propozimin e vet për statut?

WISNER: Jam në dijeni se Ëashingtoni edhe evropianet e kanë studiuar me kujdes ketë statut dhe janë marrë vesh mes veti dhe kane biseduar me qeverinë e z. Kurti dhe këtu nuk ka ndonjë sekret. Po që se Kosova ka ide tjera nga Perëndimi duhet t’i thotë dhe s’do mend se do të ketë vend për akomodim. Vullneti ynë i mire qëndron prapa Kosovës që është miku ynë në ketë çështje dhe ne duhet te gjejmë pike qëndrimin e përbashkët, pra nëse Kosova ka idetë le t’i thotë ato të inkorporohen në qqëndrimin e përbashkët të SHBA-së dhe BE-së.

RTV21: Javën e kaluar ne mbledhjen e KS te OKB KM Kurti i bëri thirrje presidentit Vuçiq që ta nënshkruajnë marrëveshjen e arritur në Bruksel dhe Ohër

ËISNER: Mendoj se ishte sfidim i mirë. Kurti e dinte se Vuçiq nuk do ta pranojë dhe kjo mënyre “unë fitoj e ti humbë” nuk sjellë sukses.

RTV21: A është Kosova lojtar i mire me Perëndimin, SHBA -në dhe aleatët?

WISNER: Kjo është pyetje e rëndësishme. Kosova është shtet sovran. Ka autonominë e vet dhe duhet te punoj për interesin e vet. Mirëpo është shumë e involvur me Perëndimin dhe mu për këtë interesin e vet duhet ta bëjë në konsultime me Perëndimin , me SHBA dhe BE dhe unë pres qe pas diskutimeve të arsyeshme me gjitha palët që të gjejmë pozicionin e përbashkët. Ne, SHBA, BE dhe vet Kosova nuk jemi ata qe do ta dobësojmë njeri tjetrin por jemi ata që ta bëjmë Kosovën me stabile si dhe vet Ballkanin dhe Evropën Juglindore.

RTV21: Z. Ambasador, si një që keni bashkudhëtuar me Kosovën që nga pas çlirimi, në negociatat për statusin e Kosovës ku keni udhëhequr negociatat së bashku me Presidentin Ahtisari, pas vitit 2005, çfarë mesazhi keni për kosovarët, për lidershipin, për ata të cilët udhëheqin me Kosovën sot?

WISNER: Kam bashkëpunuar me lidershipin, me ekipin e unitetit te Kosovës, si dhe me palën serbe dhe me kolegët e mi evropianë dhe me palën ruse, me te gjitha palët kam bashkëpunuar. Unë udhëhiqesha nga një fakt i vetëm. Interesi kombëtar amerikan te ruhet dhe u ruajtë me pavarësinë e Kosovës. Ballkani nuk mund te stabilizohej pa Kosovën e pavarur dhe këtë ja kam thëne edhe kryeministrit serb Koshtunica, se sa i përket kësaj çështje treni tash me ka ikur nga stacioni . Amerikanet dhe evropianet janë te vendosur të shofin një Kosovë të pavarur sepse pa Kosovën e Pavarur nuk do te këtë paqe as stabilitet. Serbia ka luajtur lojë të keqe dhe ka humbur lojën dhe se tani është koha për zgjidhje qe do te rris dhe përmirësoj ardhmërinë si për Kosovën e Serbinë ashtu edhe për tërë rajonin. Me keqardhje e them se as Koshtunica e as pasardhësit e tij nuk e pranuan mesazhin tim dhe sot e kësaj dite.

RTV21: Çka tani?

WISNER: Nuk ka zgjidhje tjetër përpos te vazhdohet me gjetjen e urave mbi dallime, urat mbi lumenjtë që ndajnë shqiptaret dhe serbet. Sipas mendimit tim nuk do të ketë zgjidhje totale me një lëvizje apo me pranimin e Pavarësisë se Kosovës nga Serbia. Nuk do te ndodhe ashtu për aq sa unë do ta deshiroja dhe do te ishte e mirëpritur për rajonin. Kjo na detyron që të përpiqemi të bëjmë përmirësim të situatës, të shtojmë stabilitet, fokusim në çështje të vogla që i ndajnë palët, përmirësim të tyre me shpresë se do të ketë tejkalim të përçarjeve për të ndërtuar besimin në motivimet e palëve. Nëse ka sukses në këtë atëherë mund të shkohet me tej drejtë majave që janë para nesh.

RTV21: Faleminderit Ambasador dhe me lejoni që dhe t’ju uroj edhe juve për përvjetorin e Pavarësisë se Kosovës

WISNER: Faleminderit për vizitën dhe që ma dhatë mundësinë të përgëzoj miqtë e mi në Kosovë. Mendoj se 16 vjet nuk janë pak, por ka dhe shume për t’u bërë, të ndërtohet shteti, të stabilizohen marrëdhëniet me fqinjin e vet Serbinë, dhe krejt kjo të bëhet me vazhdim të bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë me SHBA që Kosova të ndërtojë subjektivitetin e vet ne Evropë. Dhe unë do të kontribojë për këtë deri sa të jem gjallë

Back to top button