Wolf ironizon me SHBA-në: Kosova në 13 vjet shtet zgjodhi dy gra për presidente

Komedianja amerikane, Michelle Wolf ka ironizuar me faktin që SHBA asnjëherë nuk ka zgjedhur për presidente një grua.
E pikërisht për këtë, komedianja zgjodhi Kosovën për ta bërë një krahasim me vendin e saj.
Wolf ka thënë se në 14 vjet shtet të Kosovës, janë zgjedhur dy gra për presidente.
“Ne kemi zëvendëspresidenten e parë grua dhe të gjithë u entuziazmuan dhe thanë: Tash vajzat e vogla gjithkund e dinë se kjo është e mundshme. Po, vajzat e vogla gjithkund e dinë se është e mundshme. Amerika duket se është vendi i fundit që ka një grua lidere. Në fakt, ajo nuk është liderja e vërtetë. Ajo ndoshta mund të bëhet nëse Bideni bie në gjumë për një kohë të gjatë. Ne duket se jemi vendi i fundit që kemi një lidere grua. Kosova është shtet që 13 vjet dhe ajo ka tashmë dy gra lidere. Gjermania e ka Angela Merkelin për një kohë të gjatë, s’e di as vetë sa, por mjaftueshëm që unë ta di se është Angela”, ka thënë Wolf./21Media

Back to top button