Skuadrat raportohen se kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të djathtë, Nelson Semedo.

26 vjeçari do të transferohet nga Barcelona në skuadrën e Premier Ligës, Wolverhampton për 35 milionë funte, ka raportuar The Guardian.

Futbollisti pritet të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare me klubin.

Klubi spanjoll pritet të tentojë transferimin e mbrojtësit nga Ajax, Sergino Dest pas largimit të Semedos, mirëpo për shërbimet e tij janë të interesuar edhe Bayern Munich./21Media