Libani ka ndaluar shfaqjen e filmit “Wonder Woman”, për një arsye mjaft të çuditshme

Libani ka ndaluar shfaqjen e filmit “Wonder Woman”, për një arsye mjaft të çuditshme

Arsyeja për bllokimin e filmit është aktorja kryesore e filmit Gal Gadot, që është izraelite. Ministri i ekonomisë së Libanit ka ndaluar shfaqjen e filmit në Liban, shtet ky që është në luftë zyrtare me Izraelin, shkruan rtv21.tv.

“Wonder Woman” ishte reklamuar në shtetin e Libanit, dhe ishte i gatshëm për tu shfaqur deri disa orë para se ndalimi të hynte në fuqi.

Gal Gadot është nga Tel Avivi, dhe ishte një trajnere luftarake në Forcën e Mbrojtjes së Izraelit për dy vite, si dhe ishte shpallur Miss Izraeli në moshën 18 vjeçare./21Media