Pas më shumë se dy muaj izolimi

Pas më shumë se dy muaj izolimi

Qyteti Wuhan në Kinë ku filloi pandemia koronavirusi i ri, është rihapur pjesërisht pas më shumë se dy muaj izolimi.

Turmat me pasagjerë u fotografuan kur mbërritën në stacionin e trenit Wuhan të shtunën.

Njerëzit po lejohen të hyjnë, por jo të largohen, sipas raportimeve.

Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei, pati më shumë se 50 mijë raste me koronavirus. Të paktën 3 mijë njerëz në Hubei vdiqën nga sëmundja. Por shifrat kanë rënë në mënyrë dramatike, sipas të dhënave të Kinës.

Kina të shtunën raportoi për 54 raste të reja që dolën një ditë më parë – për të cilat u tha se të gjitha ishin të importuara. Përderisa lufton për të kontrolluar rastet që vijnë nga jashtë, Kina ka njoftuar një ndalim të përkohshëm për të gjithë vizitorët e huaj edhe nëse ata kanë viza ose leje qëndrimi./21Media