Xavi e konfirmon të ardhmen e Kessiet
Që prej largimit nga Milani si lojtar i lirë dhe transferimit te Barcelona, Franck Kessie nuk ka pasur minutazhë të kënaqshme te gjiganti i La Ligas.
Paraqitjet e pakta të Kessiet me Barcelonën kanë përhapur spekulime se mesfushori mund të largohet këtë janar nga “Camp Nou”.
Por, këtë gjë e ka mohuar trajneri i Barçës, Xavi i cili e konfirmoi se Kessie nuk do të largohet nga klubi.
“Unë nuk e kam konsideruar kurrë largimin e Kessiet. Kessie është një lojtar që mua më pëlqen, ai na jep neve shumë variante në një ndeshje dhe ai mund të jetë tejet i rëndësishëm”, tha Xavi.
Që prej kalimit te Barcelona, Franck Kessie ka arritur të bëjë 19 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar dy gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.
Franck Kessié won’t leave Barcelona, Xavi confirms: “I’ve never considered Kessié’s departure”. 🔵🔴🔒 #FCB
“Kessié is a player I like, he gives us many variants in a game and he can be really important”. pic.twitter.com/Bx2MbM8Lah— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 24, 2023