Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai tha se është mirë dhe pritet ta kalojë shumë shpejt këtë situatë delikate.

“Disa ditë më parë, duke ndjekur protokollin e ligës, u testova për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Jam mirë, po ndjek protokollin dhe do të qëndroj i izoluar deri sa ta kaloj këtë situatë. Do i bashkohem ekipet kur autoritetet do ma lejojnë. Ju përqafoj dhe shihemi shpejt në fushat e blerta”, shkruan Xavi mes të tjerash në postimin e bërë.

Ish-mesfushori ka qenë një nga të parët futbollistë që vendosi të ndihmojë autoritetet shëndetësore në luftën kundër Covid-19, duke dhuruar së bashku me partneren e tij, Nuri Cunillera, 1 milion euro për “Hospital Clinic” në Barcelonë.