Xavi: Na mungon pjekuria, kemi shumë lojtarë të rinj

Trajneri spanjoll, Xavi Hernandez ka thënë se skuadrës së tij i mungon pjekuria, por është optimist se gjërat do të përmirësohen.
“Na mungon pjekuria. Ne kemi shumë të rinj dhe kemi pasur grup të vështirë në Champions League. Patëm edhe lëndime. S’janë arsyetime por kjo na ka dëmtuar”, ka thënë Xavi.
Barcelona e Xavit do të luajë sonte përballë Viktoria Plzen, në një ndeshje që s’ka asnjë vlerë për renditjen tabelore.

Back to top button