Legjenda e klubit katalan, Xavi Hernandez që pas karrierës si futbollist tani është bërë trajner futbolli, ka pranuar që stafi i tij po përgatiten shumë për të udhëhequr me Barcelonën.

Trajneri i skuadrës Al-Sadd ishte përfolur për të marrë këtë pozitë në fillim të vitit kur kampionët e La Ligës shkarkuan Ernesto Valverden, para se të punësonin Quique Setien, transmeton rtv21.tv.

Barcelona kanë pasur probleme këtë sezon, tani gjinden dy pikë pas rivalëve të përbetuar Real Madridit në garën për t’u bërë kampion i La Ligës, me 6 ndeshje që mbesin të luhen ende.

40 vjeçari Xavi, ka insistuar që nuk do të kthehet në Barcelona përpos nëse ka kontroll të plotë për të marrë vendime.

Xavi gjatë karrierës së tij me Barcelonën ka fituar 25 trofe./21Media