Këngëtari i njohur kosovar, Shkëlzen Jetishi-Xeni sot foli rreth koncertit të tij në Gjakovë, të cilin e ka ndërprerë policia.

Xeni në “1 Kafe prej Shpisë” tha se koncerti ka qenë shumë i mirë dhe shtoi se për planin e koncertit ka biseduar me kryetarin e komunës.

“Filloj ishte mirë, njerëzit nëper ballkone, po filluan u mbledhën aq shumë njerëz prej lagjeve të tjera pastaj dhe me të vërtetë ishte e pamundur…Gjatë interpretimit tim unë ma shumë kom thanë ju lutem shpërndahuni se sa që kom këndu, edhe dikur pastaj ka ardhë një urdhër prej Prishtine, sepse e kanë parë në televizion prej Ministrisë së Brendshme edhe erdh urdhër. Po vjen komandanti po thotë Xen të lutem ndërpreje”, deklaroi këngëtari, shkruan rtv21.tv

Ai shtoi se ka qenë e rëndë të ndërprehej koncerti. “Edhe thash duhet me ndërpre, më vjen keq, nuk mujtëm me realizu atë që dashtëm majtë distancën edhe mirë u pafshim”, shtoi më tutje Xeni.

Koncerti i Xenit në Gjakovë, i mbajtur më 26 prill, që për skenë ka pasur një rimorkio kamioni ka filluar në rrugën “Bujar Roka” të lagjes “Blloku i Ri”, por që nuk ka vazhduar në lagje të tjera, për arsye se është ndërprerë me urdhër nga Prishtina. Kjo për shkak se qytetarët që nuk janë përmbajtur, duke dalë në shesh pa masa mbrojtëse dhe pa respektuar distancën fizike./21Media

#1KafePrejShpisë Ja çka thotë #Xeni për performancën në #Gjakovë

#1KafePrejShpisë Ja çka thotë #Xeni për performancën në #Gjakovë

Gepostet von RTV21 am Sonntag, 10. Mai 2020