Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shkëlzen Jetishi – Xeni, si shenjë falënderimi ndaj mantelbardhëve, po sjellë këngë dedikuar atyre.

E titulluar “Infermieres sime”, me këtë projekt Xeni po i falënderon punëtorët shëndetësor për punën e palodhshme.

“Të gjithë jemi duke u përballur me këtë situatë unike, ka thënë këngëtari Jetishi, por ju mantelbardhët po bëni gjithçka për të mbrojtur jetë, për të shpëtuar njerëz. Unë si këngëtar kam vendosë të bëj një këngë. Atë këngë ia kushtova infermieres sime. Shpresoj se ky kontribut imi sado modest të jetë një motivim dhe falënderim për gjithë punë që kenë bërë”, ka thënë Xeni në kanalin e tij në Youtube.  

Kjo këngë do të publikohet së shpejti./21Media