Ndryshime të reja kanë ndodhur në Qeverinë e Shqipërisë, ku kryeministri Edi Rama ka njoftuar largimin e ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama informon se në vend të tij është emëruar ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ndërsa në vend të Xhaçkës, si ministër i Mbrojtjes është emëruar Niko Peleshi.

Më pas u mësua se Cakaj kishte paraqitur dorëheqje te parevokueshme.

Në asnjë moment kreu i qeverisë nuk kishte paralajmëruar ndryshime në kabinet.