Xhaçka thotë se NATO po tregon gatishmëri të madhe për ta ndihmuar Ukrainën

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka deklaroi sot se NATO ka treguar vendosmëri të madhe dhe angazhim konkret për të garantuar sigurinë e të gjithë aleatëve dhe për të ndihmuar Ukrainën.
Ajo këto deklarata i ka bërë përmes një postimi në Twitter në përmbyllje të samitit të NATO-s të mbajtur sot në Bruksel.
Xhaçka ka shpërndarë disa foto nga samiti duke shtuar se kohezioni i aleatëve është më i fortë se kurrë për t’u përballur me agresionin rus.
Liderët e shumë vendeve u mbllodhën në këtë samit duke përfshirë edhe Presidenti amerikan Joe Biden, për të diskutuar për situatën në
Ukrainë, dhe hapat e mëtejmë që Aleanca do të ndërmarr për të parandaluar zgjerimin e konfliktit në njëmujorin e nisjes sulmeve të Rusisë në Ukrainë.
Në këtë samit mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama./21Media

Back to top button