Konfirmon largimin e drejtuese të tjerë

Konfirmon largimin e drejtuese të tjerë

Largimin e ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, e konsideron të drejtë. Në intervistën dhënë në emisionin “Kapital”, në Vizion Pus, Xhafaj mohon të ketë pasur kontradikta me kryeministrin Rama për këtë çështje.

Për Vettingun e nisur në radhët e policisë ministri i brendshëm thotë se pritet të përfundojë brenda dy vjetëve.

Xhafaj nuk kursen akuzat ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kur pyetet për arratisjen e 3 ish-drejtuesve të policisë.

Ministri konfirmoi se janë evidentuar grupet kriminale që do të goditen nga forca e ligjit.

Fatmir Xhafaj e vuri theksin tek rëndësia e bashkëpunimit mes të gjitha institucioneve ligjzbatuese. Ai tha se raportet me ish-kreun e shërbimit sekret Visho Ajazi Lika, kanë qenë pozitive.