Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe bashkëshortja e tij sot u bekuan nga Zoti me fëmijën e katërt.

Në familjen e Tahirit erdhi një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Maltin. Kjo u bë e ditur nga vet kryetari përmes një postimi në Facebook.

“Maltin Xhafer Tahiri, sot erdhi në mesin tonë! Igi dhe bebi janë mirë falë Zotit, e Melosa, Jara e Dua janë fort të lumtura për vëllaun! Faleminderit i Madhi Zot për begatitë e tua pa fund”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

I pari i Vushtrrisë dhe bashkëshortja e tij janë prindër të tri vajzave, dhe tashmë të djalit./21Media