Xhaferi takohet me ambasadorin e Kosovës, Ylber Hysa
Në këtë takim është biseduar për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe në Kosovë
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot kishte takim me ambasadorin e Kosovës, Ylber Hysa, në të cilin është biseduar për situatat aktuale politike në Maqedoni dhe në Kosovë dhe për nevojën për bashkëpunim mes dy vendeve, shkruan TV21.TV
Ambasadori Hysa, siç thuhet në kumtesë, ia ka uruar funksionin e ri kryetarit të Kuvendit, Xhaferi edhe një herë ka konfirmuar se Kosova do të vazhdojë edhe më tej t’i japë mbështetje institucionale Republikës së Maqedonisë.
“Kryetari Xhaferi, i është falënderuar ambasadorit Hysa, për vizitën e tij, duke shprehur kënaqësi dhe gatishmëri për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë. Dy bashkëbiseduesit kanë theksuar se marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve fqinje kanë ndikim pozitiv dhe janë faktorë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në kumtesë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?