Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi pas mbledhjes së Këshillit për Siguri te presidenti Stevo Pendarovski, theksoi se 14 ditët e reja gjendje të jashtëzakonshme duhet të shfrytëzohen nga liderët politik për të gjetur konsensus për datën e zgjedhjeve.

Ai tha se një gjendje e tillë nuk mund të zgjasë deri në pafundësi. Xhaferi deklaroi se Kuvendi mund të përbëhet vetëm me votën e qytetarëve dhe se cikli zgjedhor nuk do të jetë si të mëparshmit, ndërsa qytetarët duhet të mësohen të jetojnë me këtë gjendje, raporton TV21./21Media