“Kishte shumë urrejtje ndaj meje"

“Kishte shumë urrejtje ndaj meje”

Granit Xhaka ka këmbëngulur se nervozizmi i tij me tifozët e Arsenalit gjatë një takimi me Crystal Palace ishte një “keqkuptim”, dhe ai tani është i përqëndruar në të ardhmen e tij në Emirates Stadium.

Xhaka pas asaj situat ishte pranë largimit në merkaton e janarit, pas përplasjes së tij me tifozët në ndeshjen ndaj Crystal Palace

Mesfushori kosovar thotë se ai kurrë më parë nuk kishte përjetuar “urrejtje” të tillë nga tifozët, por pranon se ai ishte gjithashtu fajtor për reagimin e tepërt.

“Kishte shumë urrejtje ndaj meje. Ju nuk mund ta zhbëni atë. Ndoshta ishte një keqkuptim. Kjo ka kaluar tashmë. Unë po shikoj për të ardhmen.Siç shkrova në deklaratën time atëherë, si ekip, klub dhe tifozë, ne duhet të punojmë së bashku për ndeshjen tjetër dhe sfidat tjera me respekt të ndërsjellë”, tha Xhaka për Sport1.