Granit Xhaka është një nga futbollistët kosovarë më të famshëm në botë

Granit Xhaka është një nga futbollistët kosovarë më të famshëm në botë

Mesfushori i Arsenalit, kosovari me nënshtetësi zvicerane Granit Xhaka me të dashurën e tij janë për pushime në Miami, dhe Xhaka vendosi që ai ishte momenti i duhur për t’i propozuar martesë të dashurës së tij.

Në një postim në Facebook-un e tij zyrtar, Xhaka postoi një fotografi të tij në gjunjë duke i propozuar të dashurës së tij Leonita Lekaj e cila duket shumë e emocionuar, e fotoja mbante mbishkrimin:

“Ajo tha PO. Një Top i artë është mrekulli, një grua e artë është parajsë. Z.&Znj. Xhaka”