Xhaka vjen me një postim nga Serbia para përballjes me Bjellorusinë

Granit Xhaka ka zbarkuar mbrëmë në Serbi bashkë me lojëtarët e tjerë të Kombëtares së Zvicrës.

Nën përcjellje të sigurimit zviceran, por edhe të policisë serbe më pas, futbollisti kosovar u dërgua në Novi Sad, ku sot “Helvetikët” do të përballen me Bjellorusinë,

Mesfushori i Arsenalit ndërkohë e bëri një postim në rrjetet sociale sot nga Novi Sadi, përkatësisht një fllajer, i cili e paralajmëron ndeshjen mes zviceranëve dhe bjellorusëve, e cila do të fillojë në orën 18:00.

Back to top button