Xhamitë e Kosovës ndihmojnë Shqipërinë me mbi 300 mijë euro

BIK iu del në ndihmë vëllezërve e motrave shqiptare

Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit xhamitë e Kosovës mblodhën mbi 300 mijë euro për ta ndihmuar Shqipërinë. Këtë e ka bërë të ditur Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

Sipas një njoftimi për media, pas urdhrit të Myftiut Naim ef. Tërnava, në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, më datë 29.11.2019, të mblidheshin ndihma për të dëmtuarit nga fatkeqësia e tërmetit në Shqipëri. BIk ka njoftuar se janë mbledhur gjithsej 304 mijë e 302 euro.

“Në ditën kur u ndërmor ky aksion, që ishte ditë e premte kur imamët mbajnë ligjëratën e rregullt javore në hytbe, imamët janë orientuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame që të flasin për vlerën e ndihmës-sadakasë, për kuptimet e vëllazërisë kombëtare dhe që të rikujtojnë xhematin që të luten e t’i ndihmojnë motrat e vëllezërit nga Shqipëria në të gjitha format e mundshme, përfshirë edhe nëpërmjet aksionit që po ndërmerrej në xhami”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Nga tërmeti shkatërrues të 26 nëntorit, humbën jetën 52 persona, mbi 900 mbetën të lënduar dhe shumë të pastrehë./21Media

Back to top button