Xhamitë në Kosovë do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe pas 18 majit, kur edhe do të nisë faza e dytë e lehtësirave të masave për disa biznese, muze e galeri.

Kjo u bë e ditur pas një takimi të kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas tyre, mbyllja e xhamive vazhdon, pasi është vlerësuar se ende është rrezik për përhapjen e koronavirusit.