Xhandarmëria serbe futet një kilometër brenda Kosovës në fshatin Karaçevë

 

Sot rreth orës 17:00, xhandarmëria serbe me tendencë destabilizimi, janë futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës në fshatin Karaçevë Komuna e Kamenicës.

Këtë e ka bërë të ditur, Adhurim Krasniqi banor i këtij fshati dhe pronar i një restoranti pranë të cilit edhe kanë kaluar 11 pjesëtarë të uniformuar e të armatosur të xhandarmërisë serbe.

Krasniqi, i cili është pronar i restorantit thotë se kjo është hera e parë, ndërsa ai kërcënon se nëse shteti nuk merr masa, herën e dytë “do të jetë më ndryshe”.

Kërkojmë nga institucionet qendrore që të marrin masa dhe të shtojnë praninë e forcave të sigurise së Republikës së Kosovës në brezin kufitar, përndryshe ne jemi të detyruar që provokimeve të tilla t‘i përgjigjemi me mundësit tona. Kufijtë janë në përgjegjësi të organeve të sigurisë së shtetit tonë, por pronën dhe tokën tonë nuk tolerojmë të na e shkelë ushtria çetnike sërbe. Kjo është hera e parë! Për herën e dytë do të jetë ma ndryshe nese nuk merren masa nga shteti ynë“, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /21Media

 

Back to top button