Arjola Demiri është ndër aktoret shqiptare e cila është bërë e njohur përmes rolit të “Xhbanes” nga seriali “O Sa Mirë”.

Aktorja Demiri në emisionin veror, Mama’s Trip në RTV21 ka shpalosur vështirësitë dhe peripecitë që ka kaluar gjatë jetës, kështu duke u ndalur edhe te divorci, si një ndër periudhat më të vështira të jetës së saj, shkruan rtv21.tv.

“Jam një nanë që i rriti 3 fëmijë vetëm dhe është vështirë me pranu që nuk kam gjet babën e duhur për fëmijët e mi. Jo pse ai nuk i do fëmijët e mi, por kam dashtë që marrëdhënia jem me funksionu, nuk ka funksionu. Dhe kjo ma ka rrotullu jetën 360 gradë”, ka thënë ajo, duke theksuar se traumën më të madhe e ka marrë nga zhgënjimi.

Ajo tutje me plot pozitivitet u shpreh se të gjitha këto janë gjera që janë tejkaluar, duke i porositur të gjitha gratë dhe nënat që të gjithë dashurinë që kanë t’ia dhurojnë fëmijëve të tyre./21Media