Xhemaili mendon se Bologna mund të bëjë një kampionat të madh

Xhemaili mendon se Bologna mund të bëjë një kampionat të madh

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili pas një aventure të shkurtër në Amerikë, përsëri është rikthyer në Itali.

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, tashmë është pjesë e Bolognas.

Në lidhje me këtë, ai ka thënë se është i lumtur që sërish do të luajë në Seria A.

Xhemaili mendon se Bologna mund të bëjë një kampionat të madh, sepse sipas tij, italianët e Bolognas kanë një skuadër cilësorë.

“Ne mund të kemi një kampionat të rëndësishëm. Ekipi ka cilësi, ne vetëm duhet të futemi në fushë dhe të japim më të mirën”, ka thënë Xhemaili.