Xhensila me një dedikim për Besin

Xhensila me një dedikim për Besin

Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku, feston sot ditëlindjen dhe po në të njëjtën ditë është edhe premiera e filmit të tij “Falco”.

Në rrjetin social Instagram, bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj ka bërë një dedikim për të.

“Bekimi ynë, sa shumë e falënderoj Zotin për ty. Je fat për këdo që të ka pranë. Sot ti më shumë se kurrë do dëshmosh, që me Zotin në krah dhe besim tek Ai, me thjeshtësinë, dhe përulësinë, me zemrën e pastër që kurrë nuk lëndoi askënd, do tregosh që bëhen gjëra të mëdha edhe pa shkelur mbi njerëz e pa shkelur mbi vlera e moral. Edhe 100 krijimtari si kjo që do sjellësh sot. Unë dhe Ajka do jemi gjithmonë fanset që do të duam përjetë”, ka shkruar Xhensila në rrjetin social Instagram.

Ndryshe, Xhensila dhe Besi kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në shtator të vitit të 2017, ndërsa në korrik të vitit 2018 martesa e tyre është bekuar me një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka./21Media