Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të shkëputura nga performanca e saj tek  kompeticion “Gjeniu i Vogël”, nga ku ajo hodhi hapat e parë të karrierës.

“Gjeniu i Vogël, aty prej ku nisi gjithçka”, ka qenë përshkrimi i njërës prej fotografive që ka postuar Xhensila.

Ndryshe, “Panorama” është projekti i fundit muzikor nga Xhensila në bashkëpunim me këngëtarin Ardian Bujupi. Kënga numëron mbi 32 milionë klikime në Youtube./21Media