Xhensila sërish ‘viktimë’ e shakave të Besit
11 Shkurt 2021
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë një ndër çiftet më të ndjekura të showbizit shqiptar.
Secili prej tyre kanë nga mbi 1 milionë ndjekës në Instagram dhe çdo ditë ndajnë me adhuruesit e tyre fotografi dhe video interesante nga përditshmëria e tyre.
Së fundmi, Besi ka publikuar në InstaStory një video, ku shfaqet Xhensila teksa shikon një dokumentar me vrasje dhe ai shfrytëzon përqëndrimin e saj për ta frikësuar, shkruan rtv21.tv
Kjo nuk është hera e parë që Xhensila është ‘viktimë’ e shakave të Besit.
Kujtojmë se u martuan rreth 3 vjet më parë, në një ceremoni me plot të ftuar në Tiranë. Ata janë prindër të vajzës Ajka, e është 2 vjeçe./21Media