Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një fotografi të bukur familjare.

Xhensila shfaqet pranë bashkëshortit, Bes Kallakut, dhe vajzës së tyre Ajkës.

Këngëtarja krahas fotografisë ka lënë edhe një urim për Vitin e Ri 2021.

“Po lëmë pas këtë vit të vështirë për secilin. Vit që na mësoi tepër madje. Vit që na u desh t’i jepnim rendësinë familjes me shume se çdo here tjeter. Vit qe na privoi nga perqafimet me miqte, familjaret, me publikun qe me ka mungur pergjate kesaj kohe. Por kam shijuar Ajken dhe Besin si kurre me pare. Vit ku na u zvogelua bota brenda mureve te shtepise por njekohesisht edhe na u zmadhua dashuria! Uroj te kemi lene pas gjithcka te keqe, gjithcka qe na ka merzitur, lumturohuni sepse kjo eshte lumturia me e madhe, kur kenaqesh me ate qe ke dhe me aq sa ke. Kjo eshte lumturi.Paci paqen e zemres nga familja jone!”, ka shkruar Xhensila./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)