Shaqiri sot 27 vjet

Shaqiri sot 27 vjet

Një nga futbollistët më të mirë të Zvicrës, anësori me prejardhje nga Kosova Xherdan Shaqiri sot mbush 27 vjet.

Me këtë rast Shaqiri ka marrë urime të shumta, në mesine tyre është edhe urimi nga shoku i tij i ekipit Granit Xhaka.

Xhaka në Instastory, ka hedhur një fotografi bashkë me Xherdanin, ku krahas fotografisë ai ka shkruar urimin për “vëllain” e tij, shkruan rtv21.tv

“Urime ditëlindjen vëlla”, ka shkruar Granit në fotografinë e publikuar në Instagram.

Shaqiri, ka lindur në Gjilan është shpërngulur në Zvicër në moshë të re, duke filluar trajnimet për futboll prej vitit 1999.

Në vitin 2001 ai ka kaluar në Basel, ku qëndroi deri në vitin 2009 dhe mori emër si një futbollist shumë i talentuar.

Me klubin zviceran Shaqiri fitoi tre tituj të ligës para se të kalonte tek gjiganti gjerman Bayern Munich. Shaqiri nuk kishte shumë mundësi loje në Bavari, megjithatë ai fitoi 8 kupa gjatë kohës që ishte aty, përfshirë këtu edhe Ligën e Kampionëve.

Në janar të vitit 2015 ai kaloi tek Inter për 15 milionë euro, dhe vetëm 7 muaj pas kaloi në Stoke për 12 milionë funte.

Shaqiri është pjesëtar i kombëtares së Zvicrës, prej vitit 2010, ai ka mbi 60 paraqitje, duke qenë pjesë e kombëtares në Kupat e Botës së vitit 2010 dhe 2014, si dhe Evropianin e vitit 2016, ku shënoi golin më të bukur të turnamentit. /21Media