Ndonëse aktori kryesor i cili do të shfaqet në rolin e Batman, Robert Pattison ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ekipi i produksionit në The Batman po punon ‘gjatë gjithë ditës’ për të xhiruar skena pa Robert Pattinson i cili është në vet-izolim.

Aktori hollivudian, 34 vjeç, i cili është shfaqur në shesh xhirimi me temperaturë do të duhet të qëndrojë larg xhirimeve për 14 ditë derisa të shërohet dhe të sigurohet që ai të mos përhapë virusin vdekjeprurës, përcjell portali rtv21.tv

Mes frikës se ndalimi i punës për dy javë mund të kushtojë deri në 5 milionë £, regjisori i filmit Matt Reeves po përpiqet të filmojë sa më shumë që të mundet në Warner Bros. Studio në Leavesden, Hertfordshire, pa personazhin kryesor.

Secilit prej ekuipazhit prej 130 vetash që nuk kishte kontakte të drejtpërdrejta me Pattinson u kërkohet të kthehet në punë./21Media