Xhirimet e serialit të shumëpritur “Friends” pritet të fillojnë në muajin gusht. Bashkëkrijuesja e serialeve televizive, Marta Kauffman, thotë se kjo ishte planifikuar qe një kohë të gjatë.

Ribashkimi i Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, David Schwimmer, Matthew Perry dhe Matt LeBlanc ishte planifikuar të ndodhë në maj, por u shtye për shkak të pandemisë.

“Ne po shpresojmë të nisim xhirimet në gusht”, u shpreh Kauffman.

“Friends” është një seri televizive amerikane e krijuar nga David Crane dhe Marta Kauffman. Transmetimet filluan nga viti 1994 deri në 2004, duke zgjatur me 10 sezone. Seriali konsiderohet si një nga shfaqjet më të njohura të të gjitha kohërave./21Media