Ekipi i Kosovës prej 13 xhudistëve i udhëhequr nga trajneri Driton Kuka dhe asistenti i grupmoshave të reja Fatos Tabaku, dje kanë filluar përgatitjet e para ndërkombëtare pas pandemisë në Poreç të Kroacisë.

Ata po marrin pjesë në Kampin e organizuar nga Federata Kroate e xhudos, ku pjesëmarrës janë i gjithë ekipi kombëtar i Kroacisë.

Përgatitjet po mbahen duke respektuar të gjitha rregullat për parandalimin e virusit COVID-19.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë të obliguar të testohen para pjesëmarrjës në këtë përgatitje.

Këto përgatitje janë të rëndësishme për garat e ardhshme që i presin ekipin Kosovar.