Zekaj erdhi deri në gjysmëfinale

Zekaj erdhi deri në gjysmëfinale

Xhudisti kosovar, Arbër Kullashi fitoi medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar Alpe Adria në Lignano të Italisë. Ai fitoi të argjendtën në kategorinë -81kg.

Lajmin e dha trajneri Driton Kuka, teksa bëri të ditur se favoriti për medalje, Shpat Zekaj erdhi deri në gjysmëfinale, por për shkak të një lëndimi iu desh të ndërpresë garat.

“Arbër Kullashi i argjendtë kategoria 81 kg! Sot në Lignano garuan Juniorët U21 dhe Abi u stolis me medalje pas një ditë me 7 luftëra gjithsejt,nismë e mbarë e tij për këtë vit! Favoriti për medalje Shpat Zekaj erdh deri në gjysëmfinale ku pësoj një lëndim dhe u desh të ndërpres garat,shpresojmë që lëndimi të mos jetë i rëndë! Rios Kuka kategoria 90 kg shënoj dy fitore dhe arriti në çerekfinale dhe mandej pësoj humbje,ka mungesë përvoje në gara ndërkombëtare diç që sivjet do mundohem ta fitoj. Selim Berisha e Arbër Nikqi fituan nga një fitore mandej u eliminuan dhe mbetën pa plasman.”, shkroi Kuka në Facebook.

Bëri të ditur se nga kjo garë Kosova kthehet me tri medalje të të gjitha ngjyrave./21Media