Zbuloni se cilët janë ata

Zbuloni se cilët janë ata

Ndodh që shumë prej të famshmëve të shndërrohen në fiksimin tuaj, ndërsa gjërat shkojnë aq larg sa ju dëshironi që ata të bëhen bashkudhëtarë të jetës tuaj. Epo kjo nuk mund të jetë vetëm ëndërr e juaja, pasi që ndodh që të bëhet edhe realitet. Kjo u ka ndodhur edhe disa njerëzve të tjerë të cilët kanë përfunduar të martuar me idhujt e tyre, shkruan rtv21.tv

Nicolas Cage – Alice Kim

Nicolas Cage ishte shumë i famshëm në Hollywoodd, ndërsa Alice Kim bënte ende punën e kamerieres në një restorant. Kur Cage e takoi për herë të parë, i dha numrin e tij të telefonit. Ajo e telefonoi dhe që nga viti 2004 ata janë të martuar. Djali i tyre ka lindur pak kohë pas martesës.

John Travolta – Kelly Preston 

Kelly Preston e tregon shpesh historinë se pasi ka parë në një poster John Travolta-n, ishte e sigurt se një ditë do ta takonte dhe do të martohej me të. Dhe ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet. Të dy në fakt janë takuar në Vankuver më 1990-n. Ai i ka propozuar për martesë pas gjashtë muajsh. Martesa e tyre zgjat prej 25 vjetësh dhe së bashku kanë tre fëmijë.

Adam Shulman – Anne Hathaway

Adam Shulman, një aktor në karrierë jo shumë i suksesshëm, i kishte rënë në kokë për Anne Hathaway, por nuk i kërkonte të dilnin së bashku duke menduar se ajo e kishte takuar njeriun e jetës së saj. Me sa duket Hathaway ishte beqare dhe e hapur për takime. Të dy janë martuar dhe kanë një fëmijë së bashku.

 

 

 

 

David Beckham – Victoria Beckham

David e Victoria Beckham ishin të dy të famshëm kur janë njohur. Por ylli i futbollit ka treguar se kishte shumë dëshirë ta takonte personalisht këngëtaren në atë kohë, Victoria. Ai ishte një fans i “Spice Girls” në vitet e ‘90-ta, kështu që Victoria e kishte bërë për vete ende pa i shtrënguar dorën atij për herë të parë. Të dy janë të martuar prej 18 vitesh dhe kanë katër fëmijë.

Elvis Presley – Priscilla

Elvis Presley, mbreti absolut i rokut, ishte mashkulli që çdo vajzë mbi 12 vjeçe ëndërronte ta kishte për vete. Por ishte Priscilla mes miliona grave ajo e zgjedhura, vajza më me fat në botë. Të dy ishin takuar rastësisht dhe ajo kishte arritur t’i fitonte zemrën atij. Pas një lidhjeje romantike, të dy u martuan kur Priscilla ishte vetëm 21 vjeçe. Për fat të keq historia e tyre përfundoi në divorc pas pesë vitesh martesë. Gjatë lidhjes së tyre lindi dhe vajza e vogël Lisa Marie Presley./21Media