Yjet nga shtëpitë e tyre mbështesin punëtorët shëndetësorë

Yjet nga shtëpitë e tyre mbështesin punëtorët shëndetësorë

Yjet botërorë të muzikës bëhen bashkë për koncertin “One World: Together At Home”, për të mbështetur punëtorët në vijën e parë të frontit që po luftojnë me pandeminë COVID-19.

I realizuar në bashkëpunim me Lady Gaga, në këtë event do të performojnë Alicia Keys, Amy Poehler, Awkwafina, Camila Cabello, Celine Dion, Ellen DeGeneres, Jennifer Lopez, LL Cool J, Lupita Nyong’o, Matthew McConaughey, Oprah Winfrey, Pharrell Williams, Sam Smith, Shawn Mendes, Taylor Swift, Usher, Victoria Beckham, Adam Lambert, Andra Day, Angèle, Anitta, Annie Lennox, Becky G, Ben Platt, Billy Ray Cyrus, Black Coffee, Bridget Moynahan, Burna Boy, Cassper Nyovest, Charlie Puth, Christine and the Queens, Common, Connie Britton, Danai Gurira, Delta Goodrem, Don Cheadle, Eason Chan, Ellie Goulding, Erin Richards, FINNEAS, Heidi Klum, Hozier, Hussain Al Jasmi, Jack Black, Jacky Cheung, Jack Johnson, Jameela Jamil, James McAvoy, Jason Segel, Jennifer Hudson, Jess Glynne, Jessie J, Jessie Reyez, John Legend, Juanes, Kesha, Lady Antebellum, Lang Lang, Leslie Odom Jr., Lewis Hamilton, Liam Payne, Lili Reinhart, Lilly Singh, Lindsey Vonn, Lisa Mishra, Lola Lennox, Luis Fonsi, Maren Morris, Matt Bomer, Megan Rapinoe, Michael Bublé, Milky Chance, Naomi Osaka, Natti Natasha, Niall Horan, Nomzamo Mbatha, P.K. Subban, Picture This, Rita Ora, Samuel L Jackson, Sarah Jessica Parker, Sebastián Yatra, Sheryl Crow, Sho Madjozi, SOFI TUKKER, SuperM, The Killers, Tim Gunn, Vishal Mishra dhe Zucchero.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH/WHO) dhe Global Citizen e kanë organizuar këtë event tetë-orësh për të mbështetur dhe duartrokitur punëtorët shëndetësorë në betejën me koronavirusin.

“Ndoshta jemi larg tani, por bashkimi s’ka qenë kurrë kaq i rëndësishëm”, thuhet në një prononcim të Global Citizen.

Stephen Colbert, Jimmy Kimmel dhe Jimmy Fallon do të jenë nikoqirë të kësaj shfaqje, që do të transmetohet sonte në disa kanale të njohura, përfshirë ABC, CBS dhe NBC, si dhe livestream në YouTube, Yahoo, Amazon Prime video, Apple Music, Apple TV, Apple Beats 1, Facebook, Instagram, Twitch, Twitter, Bloomberg, Roblox dhe Roku.

Shikues nga e gjithë bota kanë mundësi ta ndjekin këtë event dy pjesësh, pjesa e parë (live stream) nga ora 18:00 – 00:00, kurse pjesa e dytë do të transmetohet në TV, nga ora 00:00-02:00./21Media