Yjet përçojnë mesazhe sensibilizuese

Yjet përçojnë mesazhe sensibilizuese

Të famshmit sikurse Kim Kardashian, Naomi Campbell, Miley Cyrus dhe Justin Bieber përçuan mesazhe sensibilizuese për koronavirusin në rrjete sociale.

Naomi Campbell u pa në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit e veshur me një kostum të bardhë special për mbrojtje (i quajtur Hazmat), një maskë fytyre blu, syza sigurie dhe doreza, ndërsa Kim Kardashian po ndan këshilla higjenike për ta luftuar koronavirusin, transmeton rtv21.tv

Aktori Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson kanë rezultuar pozitiv në testet e bëra për koronavirus.

Ndërsa, shumë yje sikurse Stormzy, Madonna dhe Mariah Carey, kanë shtyer koncertet./21Media